Klinton fton per njohje te pavaresise se Kosoves
Albeu.com
Serbia dhe Kosova duhet t’i menjanojnë dallimet tash, pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka gjetur se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, ka deklaruar sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.“Ne ftojmë të gjitha vendet që të lëvizin përtej çështjes së statusit të Kosovës dhe të angazhohen në frymë konstruktive, në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Ne u bëjmë thirrje shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një hap të tillë”, ka thënë Klinton. “Serbia dhe Kosova janë miq dhe partnerë të Shteteve të Bashkuara. Tash është koha që ato t’i lënë anash dallimet dhe të lëvizin përpara, duke punuar së bashku në zgjidhjen e çështjeve praktike dhe duke përmirësuar jetën e njerëzve në Kosovë, Serbi dhe rajon”, ka deklaruar Klinton.
Shtuar më 23/07/2010, ora 01:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori