Klevis Balliu thirrje publike Kosovës: Shpalleni “non grata” Ramën
Klevis Balliu ka reaguar lidhur me vizitën e Presidentit të Serbisë sot në Tiranë.

Balliu e cilëson atë si një “akt të pastër antikombëtar” dhe bën thirrje që kryeministri Edi Rama të shpallet "non-grata" nga Kosova.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, e sheh si një tradhti kombëtare këtë qasje, ndaj edhe thotë se s’mund të lejohet Rama që të “fyejë më me këtë tradhti kombëtare Adem Jasharin, Arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova, UÇK si dhe luftën patriotike të çdo shqiptari kundër kriminelit të luftës Millosheviçit”.

Postimi i plotë i Klevis Balliut:

RAMA TË SHPALLET NONGRADA NË KOSOVË, I nderuar Kryeministër në detyrë zoti Haradinaj, i nderuar Kryeministri i ardhshëm zoti Albin Kurti. Akti i sotëm në Shqipëri, nga Kryeministri Edvin Rama, është akt i pastër antikombëtar. Askush nuk e kishte menduar që do të vinte dita që një Kryeministër shqiptar të ndalojë protestat kundër genocidit Serb ndaj motrave dhe vëllezërve tanë.

Në këto kushte kam një thirrje publike. Për të pastruar faqen tonë kombëtare në sytë e mbarë botës duhet që të shpallet NONGRADA në Kosovë Edvin Kristaq Rama. Nuk mundet të lejojmë Edivin Ramën që të fyejë më me këtë tradhti kombëtare Adem Jasharin, Arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova, UÇK si dhe luftën patriotike të çdo shqiptari kundër kriminelit të luftës Millosheviçit dhe anëtarëve të pushtetit të tij kriminal.
Shtuar më 20/12/2019, ora 19:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori