Klevis Balliu nuk heq dorë, sa del nga burgu shkon sërish në protestë
U lirua pak orë më parë, ish-deputeti Klevis Balliu i është ribashkuar protestës së banorëve te “Unaza e Re” këtë mbrëmje.

Balliu deklaroi se ndihet krenar që është pjesë e PD-së, teksa i ftoi banorët të mos ndalen dhe të mos u tremben arrestimeve të Edi Ramës.

"Në burg ne nuk na çon ligji por Edi Rama. Edi Rama kujton dhe mendon se kjo është çështje e një individi. Mendon se me dy arrestime do t’i frikësojë ata, por nuk e kupton që PD-ja nuk është çështje e dy-tre individëve, por është një ide, një vizion. S’keni pse u trembeni arrestimeve të këtij.

Ne kemi të drejtën për të protestuar. Si ka mundësi që një projekt që është nën hetim, vazhdon punohet. Gjithë këto forca policie nuk duhet të merreshin me qytetarët e lirë, por me ata që kanë vjedhur 40 milion euro.

Jam krenar që jam pjesë e Partisë Demokratike, iu ftoj të vazhdojmë bashkë”, deklaroi Balliu para banorëve të Astirit. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2019, ora 19:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori