Klement Balili apelon vendimin e Gjykatës: Nuk keni prova
Klement Balili, i njohur ndryshe si Eskobari i Ballkanit, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda që e dënon me 10 vite heqje lirie për trafikim narkotikësh.

Ai ka kërkuar pafajësinë, pasi sipas tij nuk ka prova për përfshirjen e tij në trafikun e drogës.

Pritet të bëhet hedhja e shortit për të përcaktuar trupën gjykuese që do të shqyrtojë ankimimin e Berishës.

Klement Balili u dënua me 10 vite burg më 7 maj 2017, pasi përfitoi gjykim të shkurtuar duke përfituar uljen e 1/3-ës së dënimit. Balili akuzohet për trafikimin e rreth 700 kilogramëve kanabis sativa nga Saranda drejt ishullit Zakinthos në Greqi.

Shtuar më 29/05/2019, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori