KLD voton gjyqtaret e rinj te Apelit
Albeu.com
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos me votim të hapur të plotësojë vendet vakante të shpallura në gjykatat e Apelit, Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Kështu nga 87 kandidatura për Gjykatën e Apelit këshilli i ka propozuar presidentit ...... emrat e gjyqtarëve Artan Broci, Astrit Haxhialushi, Genti Shala, Gramoz Levanaj, Ridvan Hado.

Gjithashtu, vendosi të transferojë në ushtrimin e detyrës së gjyqtarit pranë kësaj gjykate, kandidaturat e mëposhtme:Edlira Petri, Shkëlqim Miri, Valdete Hoxha.

Ndërsa në Gjykatën e Apelit Durrës, nga 43 kandidaturat e shqyrtuara, Këshilli vendosi t'i propozojë Presidentit të Republikës për dekretim, në ushtrimin e detyrës së gjyqtarit pranë kësaj gjykate, Kliton Spahiu.
Madje është vendosur të transferohet në këtë gjykatë gjyqtarët, Izet Dushaj, Petraq Dhimitri.

Por në gjykatën e Apelit Vlorë, nga 22 kandidaturat e shqyrtuara, Këshilli vendosi t'i propozojë Presidentit emrat e gjyqtarëve, Andi Civici, Hysen Saliko, Skënder Damini. Gjithashtu, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi të transferojë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër gjyqtarin Musa Halili, ndërsa pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Ylli Minka.
Shtuar më 07/05/2010, ora 16:16
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori