KLD-Tahirit: Kërkon të trembë gjyqtarin Arjan Aliaj
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ditën e sotme ka organizuar një mbledhje jashtë radhe të thirrur nga Presidenti. Mësohet se në këtë takim u diskutua në lidhje me situatën e krijuar në sistemin gjyqësor, pas sulmeve të ministrit të Brendshëm.

KLD i ka cilësuar këto sulme të Saimir Tahirit ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj si “të papranueshme, fyese dhe kërcënuese”.

Gjatë diskutimeve, anëtarët e Këshillit kanë dënuan ashpër intimidimin që po i bëhet gjyqtarit në veçanti por dhe trupës gjyqësore në tërësi. Në përfundim, Këshilli vendosi të bëjë kallëzim penal pranë Prokurorit të Përgjithshëm, ndaj ministrit të Punëve të Brendshëm./Albeu.com/
Shtuar më 11/06/2016, ora 21:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori