KLD reagon për lirimin e dhunuesit të vejushës
Pëlqej
Këshilli i Lartë i Drejtësisë i vënë në dijeni nëpërmjet mediave me ngjarjen e ndodhur para pak ditëve ku 26 vjeçarja Y.T, nga Tepelena, ka qënë viktimë e dhunës së ushtruar nga shtetasi M.T., dhe me pretendimet se Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, në mënyrë të padrejtë, ka liruar dhunuesin, ka filluar menjëherë verifikimin e rastit.

Në një njoftim për mediat, KLD njofton se Inspektorati i KLD-së trajtoi me shpejtësi dhe në mënyrë profesionale rastin në fjalë.

Nga verifikimi paraprak rezultoi se gjykata për shtetasin M.T. ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”.

"Ky shtetas është akuzuar nga Prokuroria Gjirokastër për kryerjen e veprës penale të “Dhunës në familje”.Në këtë rast gjyqtari i çështjes, pasi ka vlerësuar rrethanat e faktit, ka caktuar të njëjtën masë sigurimi të kërkuar nga organi i akuzës. Në bazë të nenit 244/3 të Kodit të Procedurës Penale, gjyqtari nuk mund të caktojë një masë sigurimi më të lartë nga ajo që ka kërkuar prokurori. Vendimi i dhënë nga gjyqtari nuk është kundërshtuar në gjykatat më të larta.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë me këtë rast, dëshiron të informojë se jo vetëm për çështjen në fjalë, por çdo ankesë të ardhur nga publiku i vlerëson me seriozitetin maksimal, duke verifikuar çdo rast, duke ushtruar inspektime dhe kurdoherë duke sqaruar zyrtarisht ankuesit. Në politikën e Këshillit, bashkëpunimi me qytetarët dhe mediat konsiderohet si një ndër elementët e domosdoshëm për kontrollin e sistemit gjyqësor." thuhet ne deklaraten per mediat. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori