KLD: Nuk kemi marrė kėrkesė pėr procedim penal pėr 6 gjyqtarėt
Pëlqej
Abonohu pėr lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Deklaratat e ministrit tė Drejtėsisė Nasip Naēo se ka dorėzuar nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė kėrkesat pėr procedimin disiplinor pėr shtatė gjyqtarė ėshtė hedhur poshtė nga ky institucion.

Nė njė deklaratė pėr mediat, KLD-ja thekson se nė protokollin e kėtij institucioni ka ardhur zyrtarisht kėrkesa pėr njėrin prej gjyqtarėve dhe kjo kėrkesė sipas saj ėshtė bėrė pėr procedimin disiplinor, pėr shkelje tė konstatuara pas njė kontrolli tė ushtruar nga inspektorati i Ministrisė sė Drejtėsisė.

“Duke marrė shkas nga deklaratat e pėrsėritura nė media tė Ministrit tė Drejtėsisė, tė pėrsėritura edhe ditėn e djeshme, ku deklarohet se Ministri ka dėrguar nė Kėshillin e Lartė tė drejtėsisė kėrkesat pėr procedimin disiplinor pėr shtatė gjyqtarė, Kėshilli dėshiron tė sqarojė opinionin publik se: Megjithėse ėshtė publikuar nė media fillimisht prej mė shumė sė dy javė mė parė (konkretisht qė nė datė 19 nėntor), asnjė nga procedimet e cituara nuk ka arritur zyrtarisht nė protokollin e KLD deri ditėn e djeshme kur, vetėm njė nga kėrkesat e deklaruara nga Ministri i Drejtėsisė pėr procedim disiplinor ėshtė regjistruar” thuhet nė njoftimin e KLD-sė.

KLD sqaron gjithashtu se ėshtė ende nė pritje qė Ministri tė sjellė nė Kėshill propozimet pėr procedimet disiplinore tė 14 gjyqtarėve, tė cilėt janė konstatuar me shkelje pas kontrolleve tė ushtruara nga inspektorati i KLD.

“Kėto procedime janė dėrguar nė Ministrinė e Drejtėsisė, sipas parashikimeve ligjore, qė prej muajit qershor tė kėtij viti. Sė fundmi, duke besuar se bashkėpunimi institucional ėshtė njė nga elementėt kryesorė pėr arritjen e qėllimeve tė pėrbashkėta pėr kontrollin objektiv dhe shėndoshjen e sistemit gjyqėsor, Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė e konsideron aspak serioze qė ai tė vihet nė dijeni pėr fatin e kėrkesave pėr procedim disiplinor ndaj gjyqtarėve nėpėrmjet mediave dhe jo nė rrugė institucionale, sikundėr ligji parashikon” pėrfundon njoftimi i KLD-sė. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2013, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
.