TRAGJIKE/ U mblodhën për herë të fundit në shtëpinë e gjyshërve, humbin jetën 3 fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Rramanli, ku tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit.

Sipas fqinjëve, fëmijët, së bashku me nënat e tyre, njëra nga Kumanova, tjetra nga fshati Vishticë (Kumanovë), në mbrëmje kanë ardhur mysafir tek prindërit e tyre.

Në mëngjes fëmijët kanë qenë duke fjetur në dhomën e ndejës, ndërsa gratë kanë qenë duke gatuar në kuzhinë. Tr fëmijët hubën jetën teksa shtatë anëtarët tjerë kanë përfunduar me lëndime.

Në orën 10 kemi dëgjuar shpërthim të fuqishëm. Diçka e paparë, toka dhe shtëpitë janë lëkundur. Gjithë dolëm jashtë. Fqinjët më të afërt u futur në shtëpinë dhe filluan ti largojnë të lënduarit nga kati i dytë, sepse nga zjarri nuk ka qenë e mundur dalja nga dera e hyrjes.

Së shpejti erdhi edhe ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit dhe filluan ta shuajnë zjarrin dhe t’i marrin të lënduarit. Në dy shtëpi të ngjitura jetojnë dy vëllezër, janë njerëz të zotë dhe në mbrëmje për mysafir u kanë ardhur motrat me fëmijët. Të gjithë janë të lënduar. Gruaja nga Kumanova ka humbur dy fëmijët, ndërsa tjetra njëri fëmijë.- tregojnë fqinjët.


Shtuar 23.02.2020 17:55