Klani i Peqinit dhunon vajzat shqiptare në rrugët e Parisit: I lidhin me zinxhirë
Të dëbuar nga kryeqyteti rreth dhjetë vjet më parë, mafiozët shqiptarë me metoda super të dhunshme po përpiqen të rindërtojnë rrjetet e tyre të prostitucionit…

Porte de Vincennes, Paris- Bulevardi Carnot nis në rrethrrotullimin e Porte de Vincennes, me pamje nga Unaza. Kjo rrugë e vogël me një drejtim zgjatet përgjatë një këndi lojërash dhe një shkolle. “Por nuk janë klithmat e fëmijëve ato që dëgjohen”,-thotë një banor i një vile aty pranë.

Prostitutat shqiptare ne France

Sepse nga ora 10:30 e natës, një furgon hedh një duzinë vajzash nga vendet e Evropës Lindore. Të zhveshura, gjithë natën, të lidhura me zinxhirë, ato qëndrojnë mes makinave të parkuara, ose në pjesën e bagazhit të një automjeti.

“Në mëngjes ne gjejmë peceta dhe perzervativë kudo në dysheme, është e neveritshme”, psherëtin një nënë. Një herë, po parkoja për të shkuar në shtëpi. Isha me vajzën time dhe tek makina ngjitur ndodhej një klient që kishte një prostitutë në makinë.”

Mbetjet ne rruget e Parisit:

Banorët e tjerë të zonës kanë nisur ankesat në bashki dhe polici, duke nënshkruar një peticion që ka mbledhur më shumë se 300 nënshkrime. Ata thonë se klientët i gjejnë teksa janë të zhveshur, prandaj janë të detyruar as të mos çojnë fëmijët tek këndi i lojërave.

Këto vajza janë vendosur aty rreth një vit më parë nga tutorë shqiptarë. 10 vite më parë në Ile-de-France u godit kokat e rrjetit, fisit Perlesi dhe vëllezërit Peqini.

Ata janë dënuar në Francë, pasi kishin shfrytëzuar rreth 600 vajza shqiptare për prostitucion që i kishin rrëmbyer brenda “familjes” së tyre ose i kishin blerë nëpër klube.

Artikulli i botuar në Le Parisien, në 2002, në kohën e hapjes së gjykimit të vëllezërve Peqini.

Ndërkohë që një oficer policie konfirmon: Ka rreth 2-3 vite që shqiptarët janë rikthyer në jug të Francës, dhe tani ata po investojnë në Paris.

Të martën, një rrjet i madh i brigadës në Bulevardin Carnot (Paris, 12) mund të ketë ndalur këtë zgjerim.“Policia reagoi. Sepse me metodat e tyre të dhunshme, shumë shpejt, ata sulmojnë konkurrencën. Duke bërë që lufta të plasë”-thotë ai.

Shqiptarët, tashmë kontrollojnë 75% të vajzave në rrugë në Londër

Në një dokument të ministries së Brendshme, detajohet dëshira e shqiptarëve për të pushtuar “aksionet e reja të tregut francez të prostitucionit”, ku shpjegohet gjithashtu se duke u mbështetur në komunitetin e tyre emigrant, tutorët shqiptarët tashmë kontrollojnë “75% të vajzave në rrugët e Londrës.

Në Francë, shqiptarët pushtojnë trotuarin në Bordeaux, Aubenas, Toulouse, Lyon, Nîmes, Marseille ose Nice.

Vajzat shqiptare ne rruget e Parisit

“Zakonisht ata kanë një bazë në Itali, dhe nga aty ata riinvestojnë në territorin kombëtar”, thotë një oficer policie i specializuar në trafikimin e qënieve njerëzore.


Ata gjithashtu ushtrojnë presionin e tyre nga jashtë duke lënë të rinjtë e fisit,dhe një vajzë prostitutë të vjetër, e cila tashmë është martuar me një anëtar të familjes së tyre, për të parë prostitutat në vend.

Vajzat blihen në Shqipëri, në komunitetin rom dhe familjet e varfra për t’u dërguar më pas Evropën Perëndimore. Tutorët i lëvizin rregullisht në Francë, Belgjikë, Gjermani, Itali dhe Spanjë. “Ata nuk duan të qëndrojnë shumë gjatë në të njëjtin vend për të kufizuar kështu lidhjet e vajzave. Shumë prej tyre, janë të vogla në moshë”, thonë hetuesit specialistë.

Vajzat shqiptare ne Paris

Sipas dokumentit të ministrisë, prostitutat shkëmbehen gjithashtu midis klaneve që i transferojnë ato nga qyteti në qytet. Sepse rrjetet e ndryshme shqiptare kanë lidhje mes tyre “të lehtësuara nga lidhjet familjare”.

Një kontroll i përdhunimeve, rrahjeve dhe kërcënimeve

Por rrjetet shqiptare karakterizohen edhe nga dhuna e tyre ekstreme për të nënshtruar vajzat. Atyre iu digjen cigare në trup, iu bëhen tatuazhe të pseudonimit të shefit të bandës, i rrahin dhe i kërcënojnë për familjet e tyer që ndodhen në Shqipëri, apo në vendet fqinje.

“Për të treguar ndikimin e tij, tutori e detyronte vajzën shqiptare që ditën të vishej me perçe duke e futur në Islam, ndërsa natën ajo punonte si prostitutë”,-thuhet në dokument.

Pasi i fusin në këtë rrjet, vajzat mbyllen në një dhomë ku rrihen derisa të dorëzohen.”Dhuna përdoret gjithashtu edhe për të rikuperuar prostitutat që kanë shkuar tek konkurrentët”, thotë një burim policie i cili siguron që djegia, zhvatjet dhe rrahjet janë përdorur edhe në të kaluarën.

“Flukset e rëndësishme financiare janë në rrezik“, thotë dokumenti ministror që zbulon se një prostitutë sjell rreth 10,000 euro në muaj.

Martesa të bardha në këmbim të shërbimeve seksuale

Mbi të gjitha, këto ekipe nuk janë të kënaqur vetëm me shfrytëzim prostitucioni. Dhe ata vënë në lojë, trafikun e armëve, drogës dhe imigracionit duke përfituar apartamente për të ‘punuar’ vajzat.

Enkeleda Zaçe, ish prostitutë e klanit Perlesi, që tani menaxhon një pjesë të prostitucionit në Nice u përfshi në sulmin e 14 korrikut 2016 në Nice.

Ajo po ndiqet penalisht për veprimin si ndërmjetëse për të furnizuar me armë Lahouaiej Bouhlel. Ky është një nga rastet që tregon dëshirën e shqiptarëve për t’u zgjeruar. Këto të fundit “madje organizojnë martesa të ligjshme midis prostitutave të huaja dhe klientëve francezë në këmbim të shërbimeve seksuale falas”, thuhet në përmbledhjen e dokumentit ministror.

Të martën, banorët e bulevardit Carnot nuk panë askënd në rrugë: “Por a do të zgjasë? Nuk jam i sigurt, “psherëtin një prej banorëve…/Dosja.al
Shtuar më 14/11/2019, ora 17:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori