Albina zbulon surprizat e Eurovizionit, çfarë do shohim në skenën gjigante?

Albina Kelmendi ishte e ftuara e Ermal Peçit në ‘Më prit ne fundjavë’. Në prag të Eurovizionit këngetarja ndau detaje ekskluzive rreth performancës shqiptare në natën e dytë gjysmë finale.

Albina u shpreh e lumtur që bashkë me ekipin e RTSH arritën të dakortësohen për drejtoreshën artistike Sacha Jean-Baptiste. Ajo i tregoi Ermalit se Sacha kishte pëlqyer performancën e familjes në Dhjetor e së në skenën e Eurovizionit do të luhet shumë me efektet piroteknike, ndricimin dhe imazhet grafike.

Edhe pse projekti i Sacha është premtues, Albina nenvizoi se dëshiron shumë që fuqia e këngës të ketë prioritet zërin dhe performancën maksimale vokale. Do ta tradhëtoj Albina elegancën e të zezës në performancen e saj? Mesa duket, jo. Albina tha në programin ‘Më prit në fundjave’ se nuk pret vetem kualifikimin në finale por shpreson një rezultat fantastik duke prekur edhe TOP 5. “Po punojmë shumë fort e maksimalisht ndaj duam të prekim edhe top 5”, vijoi Albina.

Sa i takon votimeve, këngëtarja pohoi se është e lumtur që edhe Kosova e saj do të mund të votoj teksa shpreson se krejt Diaspora do të bëhet bashkë për mesazhin e bukur të ‘Duje’.


Shtuar 25.03.2023 21:06