Klaidi Çitozi emërohet Drejtor Ekzekutiv i Sigma Interalbanian VIG
Klaidi Çitozi do të jetë Drejtori Ekzekutiv i ri i Sigma Interalbanian VIG nga 1 Maji 2016-të.

Z. Çitozi është pjesë e kompanisë prej 13 vitesh, tetë vjet nga të cilat si anëtar i bordit. Ai zëvendëson Z.Qemal Disha, i cili ka drejtuar kompaninë që nga themelimi në vitin 1998, dhe do të dalë në pension në fund të Prillit 2016-të.

Bordi mbikëqyrës i Sigma Interalbanian ka emëruar Z.Klaidi Çitozi në pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv dhe Z.Enid Minarolli si zëvendës Drejtor Ekzekutiv.

Z.Çitozi është aktuar i çertifikuar dhe me përvojë të gjatë në fushën e marrjes në sigurim. Z. Minarolli iu bashkua Sigma Interalbanian si Anëtar i Bordit Menaxhues në vitin 2015-të. Përpara kësaj periudhe, ai ishte i angazhuar në Zyrat Qendrore të VIG në Austri.

Pasi ndoqi studimet në “Middle East Technical University”, në një nga universitetet më të mira në Turqi, Z. Klaidi Çitozi filloi karrierën e tij si audit në një nga bankat më të mëdha në Shqipëri. Pas studimeve pasuniversitare, në shkencat aktuariale dhe në Akademinë e Marrjes në Sigurim në Vjenë, ai ka shërbyer në pozicionin e aktuarit të Sigma-s për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë prej vitit 2003.

Vetëm disa vite më vonë u rrit në detyrë dhe ka qenë anëtar i Bordit të Drejtorëve të SIGMA-s prej tetë vitesh. Ai ka qenë gjithnjë i prirur drejt zgjidhjeve inovative të fokusuara tek klienti duke u bazuar me besnikëri në parimet e marrjes në sigurim dhe në ato të menaxhimit të riskut.

Z.Çitozi është shprehur se “është nder dhe njëherësh përgjegjësi e madhe të jesh pjesë e Sigma Interalbanian VIG, sidomos pas meritave dhe vlerësimeve që Z. Disha ka në këtë kompani. Gjithsesi, ne kemi një ekip të jashtëzakonshëm ekspertësh dhe themele të qëndrueshme për të vazhduar këtë rritje. Unë pres që të vazhdojmë të punojmë me kolegët dhe stafin tonë për të ecur mbi këtë sukses. Duke qenë pjesë e Vienna Insurance Group absolutisht ofrojmë për klientët dhe partnerët tanë garancinë se do të vazhdojmë t’u shërbejmë atyre me një shërbim cilësor”.
Gjithashtu Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të Sigma Interalbanian, Z. Peter Höfinger theksoi rëndësinë e këtij vendimi duke shtuar: “Ne jemi thellësisht mirënjohës ndaj Z. Qemal Disha, i cili nuk ka qenë vetëm përgjegjës për përpjekjet e tij dhe zhvillimin e shkëlqyer të kompanisë sonë shqiptare, por edhe për ndikimin e tij të rëndësishëm në gjithë tregun e sigurimeve në Shqipëri. Pra, normalisht kjo është një sfidë e madhe për të gjetur pasuesin adekuatë. Por, me emërimin e Z.Çitozi si Drejtor Ekzekutiv dhe Z. Minarolli si Zëvendës Drejtor ne kemi dy ekspertë ambiciozë dhe me përvojë në krye të kompanisë. Ata do të garantojnë një zhvillim të mëtejshëm dhe të qëndrueshëm për klientët, punonjësit dhe partnerët tanë”.

Qemal Disha ka shërbyer si shefi ekzekutiv i kompanisë së sigurimit Sigma që nga themelimi i saj në vitin 1998-të. Pas funksionit të tij si Ministër i Financave në periudhën 1990-1991, ai u caktua në këtë përgjegjësi historike për të çuar përpara kompaninë e parë të sigurimeve në Shqipëri, INSIG dhe për të krijuar bazat e Sigurimeve në vend. Më pas, Z. Disha themeloi jo vetëm kompaninë e parë private të sigurimeve në Shqipëri, SIGMA, por edhe Sigma Kosovë, Sigma Maqedoni dhe Sigurimet Dardania në Kosovë. Pas bashkimit të kompanive Sigma dhe Interalbanian, ai u zgjodh Drejtor Ekzekutiv për kompaninë e sapo bashkuar. Z. Disha ka qenë një nga rregullatorët kryesorë të kësaj industrise në rajon për më shumë se tre dekada.

Bordi Drejtues Sigma Interalbanian VIG, në vijim të datës 1 maj 2016, do të përbëhet nga anëtarët:
Klaidi Çitozi, Drejtor Ekzekutiv
Enid Minarolli, Zëvendës Drejtor Ekzekutiv
Elvana Mino, Anëtar
Tonin Troqe, Anëtar

Rreth Sigma Interalbanian VIG
Sigma Interalbanian VIG operon në tregun e sigurimeve të Shqipërisë dhe Kosovës për më shumë se 15 vjet. Ato janë pjesë e grupit më të madh të sigurimit të Vienna Insurance Group për Evropën Qendrore dhe Lindore. Është kompania e dytë në treg me më shumë se 16% të tregut. Të ardhurat nga primet kanë pasur një rritje prej 15%. Kompania paguan 23% të totalit të dëmeve të tregut. Ofron shërbimin e saj me më shumë se 20 lloje të produkteve të sigurimit, standarde dhe te dizenjuara në bazë të nevojave të klientëve, qofshin ata individë, kompani apo korporata.

Rreth VIG
Vienna Insurance Group (VIG) është grupi kryesor i sigurimit në Austri, si dhe në Evropën Qendrore dhe Lindore. Rreth 50 kompani në 25 shtete të ndryshme formojnë një grup me një traditë të gjatë të markave të forta dhe marrëdhënieve të ngushta me klientët. VIG ka plot 190 vjet eksperiencë në biznesin e sigurimeve. Me rreth 23,000 të punësuar, Vienna Insurance Group është lider në tregjet e saj kryesore. Për këtë arsye është e pozicionuar shkëlqyer për të përfituar nga mundësitë e rritjes afatgjatë në një rajon me 180 milion njerëz. Vienna Insurance Group është kompania më e mirë e vlerësuar nga ATX, me indeks kryesor në bursën e Vjenës; dhe e listuar njëherësh edhe në bursën e Pragës. /albey.com/
Shtuar më 07/04/2016, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori