Këshilli Kombëtar i
Territorit miraton nismën e qeverisë për hartimin e planit kombëtar të
territorit. Duke folur pas mbledhjes së KKT, Ministrja Eglantina Gjermeni e vlerësoi si shumë të rëndësishëm këtë hap, që sipas saj synon ti japë fund informalitetit dhe nisjen e një epoke të re për territorin.
Gjermeni gjithashtu nënvizoi se hartimi i planit do të jetë një proçes gjithpërfshirës dhe pushteti vendor do jetë partneri kryesor.
“Deri tani zhvillimet informale e kanë bërë të domosdoshme nismën për Planin e Përgjithshëm Kombëtar të
Territorit. Me hartimin e këtij plani synohet t’i jepet fund informalitetit dhe kaosit të zhvillimit urban në Shqipëri, dhe të fillojë një epokë e re e planifikimit e kontrollit të
territorit, i cili do t’i shërbejë qytetarëve. Procesi i këtij planifikimi do të jetë një proces gjithëpërfshirës, me një ekspertizë vendase dhe të huaj, në bashkëpunim dhe me proces partneriteti me pushtetin vendor, universitetet, mediat, shoqërinë civile dhe grupet e interesit”- tha Gjermeni.
Një tjetër
vendim i mbledhjes së sotme të KKT është fillimi i procedurave për hartimin planit të integruar të përgjithshëm të zhvillimit ekonomik në hapësirën Tiranë –Durrës, ku Gjermeni siguroi se nuk do të ketë asnjë prishje të ndërtimeve me leje përgjatë autostradës.
“Hartimi i një plani të integruar për këtë zonë i shërben zhvillimit të potencialeve të kësaj zone. Duam që përmes këtij plani kjo zonë të jetë një model suksesi”- theksoi ajo.
Ndërkohë KKT-së ka vendosur marrjen e masave për rehabilitimin dhe kthimin në identitet të
zonave mjedisore që janë të ruajtura, si parqet kombëtare. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ftoi qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në këto zona.
“Një tjetër
vendim shumë i rëndësishëm është edhe ndërhyja dhe rahabilitimi i
zonave të
mbrojtura mjedisore. Këto zona, parqet kombëtare nuk kanë qenë të
mbrojtura gjatë këtyre viteve. Për të bërë rehabilitimin e tyre pika e parë është kthimi i tyre në identitet. Rehabilitimi i
zonave të
mbrojtura është edhe një nga reakomandimet e KE-së. Dua të garantoj shqiptarët se do të kthehen të gjitha zonat e gjelbëra. Duam që qytetarët shqiptarë të denoncojnë shkeljen e
zonave të
mbrojtura”, tha Ministri Koka.
Ndërkaq, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, tha se nuk do të lejohet më asnjë ndërtim në zonat e trashëgimisë që janë nën mbrojtjen e shtetit.
“Një tjetër
vendim është mbrojtja e
zonave dhe
objekteve të trashëgimnisë klulturore. Është zgjeruar lista e
zonave dhe
objekteve që ruhen nga shtetit. Do të bëhet edhe njëherë lista e
objekteve të ruajtura në të gjithë vendin. Ky
vendim vjen pas moratoriumit për 3 qytetet ku nuk do të lejohet ndërtimet. Do të përcaktohen zonat A dhe B për mbrojtjen e
objekteve. Duhet menaxhimi territorial i
zonave të
objekteve”, u shpreh Kumbaro.
Në mbledhjen e sotme KKT ka miratuar edhe rregulloren e funksionimit të këtij institucioni, e cila sipas tre Ministrave të majtë ka munguar deri më sot.
Shtuar më 18/10/2013,
ora 20:29