KKSHA-ja bën thirrje për dialog politik në Shqipëri
Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) i bën thirrje udhëheqësve politikë në Shqipëri që të nxisim dialog politik dhe t`i japin fund protestave për të parandaluar një gjakderdhje të mëtejshme. Në një deklaratë për shtyp KKSHA thote se demonstratat e dhunshme si ato të 21 janarit, nuk janë produktive për idealet e një demokracie të shëndoshë.

KKSHA duke renditur një sërë arritjesh të Shqipërisë si anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave dhe promovimin e saj si një nga denstinacionet turistike për vitin 2011 nga disa gazeta prestigjoze ndërkombëtare thekson se demontrata e 21 janarit është një kthim prapa.

Për fat të keq, demonstratat e 21 janarit kthyen sërish dhunën e cila rezultoi në humbjen e 3 personave dhe disa të plagosurve .
“Ne jemi thellësisht të pikëlluar dhe të ofrojnë ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave . Për të zgjidhur këtë çështje, ne kërkojmë një hetim të plotë nga autoritetet, pa ndërhyrje politike. Kjo dëmton dhunshëm imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në të gjithë botën dhe rrezikojnë të minojnë arritjet e fundit historike të Shqipërisë” thekson KKSHA.

Gjithashtu KKSHA ka kërkuar që dialogu politik të bëhet në parlament dhe jo në rrugë pasi kjo është mënyra e vetme që Shqipëria të kapërcejë këtë moment të vështirë dhe për të vazhduar në rrugën e saj drejt stabilitetit politik dhe të rritjes ekonomike dhe vendin që i takon në Bashkimin Evropian.
Shtuar më 27/01/2011, ora 10:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori