Kjo vogëlushe sot feston ditëlindjen por babai i saj u arrestua në protestë
Në rrjetet sociale është publikuar sot fotoja e një vajze 3 vjeçare, banuese në zonën e Unazës së Re në Tiranë, babai i së cilës është në qelitë e burgut për shkak se ka kundërshtuar shembjen e banesave të tyre.

Gent Sejko, e shoqëron fotografinë edhe me një mesazh për kreun e qeverisë.

“Zoti kryeministër, Vajza që shikoni në foto quhet Edea. Ajo mbush sot tre vjeç. Edea nuk mban në fytyrë gëzimin e një fëmije që ka sot ditëlindjen. Kjo pasi Edea, është vajza e Dorian Protoduarit; djaloshit të ri që guxoi të mbronte shtëpinë e tij. Babai i Edeas është në qeli dhe vajza e tij, në vend që të festojë, qan sot në krahët e të jëmës. Edea ka fatin e keq sepse ka lindur në një vend ku vjedhjen e bën ti dhe ministri yt, dhe burgun babai i saj. Trishtimi i vajzës së vogël, një ditë do të kthehet në krenari. Një ndjenjë që ti nuk e ke shijuar kurrë e që për fat të keq nuk do ta shijojnë as fëmijët e tu.

Ndërsa Edeas i them që: ‘babi të do shumë dhe se çdo gjë që bën, e bën për të të siguruar me dinjitet një të ardhme më të mirë për ty’. Edhe 100 princeshe e vogël”, shkruan ai.

Pas kësaj, ka reaguar edhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, duke theksuar se Dorian Protoduari qëndron në burg për të mbrojtur strehën e fëmijëve të tij, ndërsa ata që kanë urdhëruar burgosjen duan të fusin në xhep 40 milionë euro.

“Dori vazhdon te qendroj ne burg vetem sepse kerkoi te mbroje strehen e engjejve te tij. Nderkohe kriminelet dhe ata qe kerkojne ti prishin shtepine per te futur ne xhep 40 milion euro jane dhe ata qe kane urdheruar burgosjen e tij; Edvin Rama, Erjon Veliaj , Damian Gjiknuri dhe nje tufe sherbetoresh ne polici, prokurori e gjykata. Lexojini keto rradhe dhe gjykoni. A nuk duhen shporrur keto monstra nje ore e me pare?”…, shkruan Paloka
Shtuar më 17/05/2019, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori