Kjo është letra që i dha "zemër" Bashës një ditë para protestës

Pëlqej
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për protestën e nesërme të opozitës
Kreut të opozitës i është dërguar një letër nga kongresmeni Dana Rohrabacher, kryetar i komisionit të punëve të jashtme për Europën.
“I dashur Lulzim,

Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e qytetarëve shqiptarë dhe betejën e tyre të drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Populli shqiptar duhet ta dijë se do të ketë gjithmonë mbështetjen tonë në kauzën e tij për liri dhe demokraci, shtet të së drejtës dhe liri njerëzore.

Përzemërsisht,

Dana Rohrabacher”, thuhet në letrën e kongresmenit amerikan dërguar kryetarit të PD Lulzim Basha.

Kryedemokrati e ka bërë publike në Facebook letrën që ka marrë një ditë para protestës kundër Qeverisë Rama./Albeu.com/
Shtuar më 17/02/2017, ora 20:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori