E bija feston ditëlindjen, Ermal Fejzullahu i bën urimin e ëmbël (FOTO LAJM)

Në familjen e këngëtarit të njohur, Ermal Fejzullahu, ka festë. Vajza e tij, Era ka ditëlindjen dhe padyshim nuk kishte se si të mungonte një urim publikisht nga babi Ermali.

Ai ka publikuar në InstaStory një foto të saj dhe i ka uruar shëndet dhe lumturi.

“Urime ditëlindja Era zemra e babit, I bëfsh edhe 100 të tjera të lumtura e më shëndet”, ka shkruar Ermali përmbi foto.

Kujtojmë që Fejzullahu përveç Erës ka dhe dy vajza të tjera, Buna, Ana dhe një djalë, Artin.