"Kjo qenka damlla", parodistët e Vlorës sjellin këngë për vaksinën (VIDEO)
Parodistët e Vlorës Afrim Agalliu dhe Agron Hamo kanë sjellë një tjetër parodi lidhur me vaksinën e shumë përfolur kundër koronavirusit.

"Kujdes nuk bëhet shaka se kjo qenka damlla", është kënga e parodistëve të Vlorës. Dy mjeshtrit e humorit këndojnë “Vaksina”, e marrë nga muzika e këngës “Felicita”.

“Nga korona, alkoolin se ndajmë, distancën e mbajmë, nga korona. Kujdes mor aman se qenka flamë, nga korona”, thuhet ndër të tjera në tekstin e këngës së tyre.

Edhe më herët ata janë bashkuar në një mesazh për koronën. Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Artur Dhamo kanë realizuar një këngë përshtatur situatës, ku jepnin dhe mesazhin: “Jepe besën, jepe fjalën. Të gjithë së bashku do ia dalim”.
Shtuar më 02/12/2020, ora 14:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori