Nuk pritej/ Cënimi i zgjedhjeve, projektligji i ri heq të drejtën për të lëvizur në Europë
Ashtu siç edhe e raportuam më herët, qeveria i ka propozuar Kuvendit një projektligj të propuzuar nga deputeti Ervin Bushati që ka të bëjë me disa shtesa në ligjin për lëvizjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit.

Mësohet se Partia Socialiste do të miratojë seancën e të enjtes një ashpërsim në Kodin Penal, nismë me anë të të cilës synon të ndëshkojë personat që do të cenojnë procesin elektoral të 30 qershorit e artikuluar kjo herë pas here nga kryeministri Rama.

Nëse ky projektligj miratohet në seancën e ditës së enjte, me anë të kësaj nisme ndëshkohen të gjithë personat që do tentojnë të prishin procesin zgjedhor, duke u hequr të drejtën të shkojnë në vendet e Europës për 5 deri në 10 vite.

Por ashtu si edhe shumë ligje të tjera që dërgohen për dekret tek Presidenti, edhe kjo e fundit me sa duket do të përballet me diçka të tillë.

Sipas ligjit, Meta ka detyrim që të dekretojë ose të refuzojë dekretimin për një afat 20 ditorë dhe pas këtij afati, kreu i shtetit mund ta kthej atë për rishikimin në parlament. Në vijim të kësaj procedure, Por maxhoranca mund të rrëzojë dekretin e Presidentit dhe të lërë në fuqi këtë ndryshim të Kodit Penal.

Por çfarë me sa duket Rama nuk do të arrijë dot ti ‘penalizojë dhunuesit e zgjedhjeve’ ka të bëjë me faktin se kjo nismë që të bëhet e zbatueshme, duhet të kalojë 15 ditë nga koha kur kanë mbaruar të gjitha hapat nga sa u tha më lart. Duke qenë se është ndryshim në Kodin Penal, kjo nismë ligjore nuk mund të ketë efekte prapaveprues. Pra të zbatohet për 30 qershorin.


Shtuar më 19/06/2019, ora 18:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori