Artan Hoxha plas “bombën”: Pas Ervis Martinajt, zhduket dhe një tjetër person

Gazetari investigativ Artan Hoxha, I ftuar në studion e ABC Live ka deklaruar se jo vetëm Ervis Martinaj është zhdukur, por edhe një person tjetër.

Hoxha refuzoi të jepte emrin, pasi tha pret që ta konfirmojë, ndërsa shtoi se për herë të fundit që ka kontaktuar me rrethin e tij të ngushtë, ka qenë në Ekuador

“Ka humbur dhe një person tjetër. Nuk është bërë zhurmë deri tani. Besoj më duhet dhe pak kohë ta verifikoj. Nuk do t’jua bëj dy që të dalin e të thonë përralla tjera dhe të fshihen siç po fshihen. Është një personazh që mendohet se ka humbur në Ekuador. Është ngjarje e freskët. Ky ka qenë në Ekuador për herë të fundit dhe nuk ka më informacion saktësisht se dihet vetëm që ka ndërprerë çdo kontakt me rrethin e tij të ngushë me të cilët kryente aktivitetet e tij”, tha Hoxha./albeu.com


Shtuar 26.09.2022 13:38