Kjo ishte performanca fantastike e Eugent Bushpepës që ngriti sallën në këmbë (VIDEO)
Eugent Bushpepa pati një performancë të shkëlqyer disa minuta më parë në skenën e Eurosongut.

Ai interpretoi i treti në radhë dhe gjatë përformancës është shoqëruar nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima dhe Besnik Nikolli, si dhe back vocalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.

Bushpepa përfaqëson Shqipërinë më këngën Mall dhe sipas sondazheve të deritanishme është një nga më të preferuarit.

Kjo u pa edhe sonte kur në sallë u prit plot me ovacione dhe pati një performancë të shkëlqyer.

Salla u mbush me ngjyra kuqezi.
Shtuar më 08/05/2018, ora 21:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori