Kjo ishte e dashura greke e bosit shqiptar të mafias në burgun e Koridalos (FOTO LAJM)

Avokatja greke e lidhur me bosin e mafias shqiptare ne burgun e Koridalos sipas mediave greke, Klodian Lekocaj
Autoritetet greke kanë arrestuar një avokate 45 vjeçare pak ditë më parë me akuzën se po ndihmonte një shqiptar për planet e tij jashtë burgut si edhe për t'u arratisur prej tij.

Shqiptari, i njohur ndryshe edhe si "bosi i mafias" në burgun famëkeq të Koridalos i kërkon asaj informacione mbi numrin e policëve që ndodhen jashtë, godinën e gjykatës si edhe sa dhoma e ndajnë prej murit të jashtëm, të cilat ajo ia jep dhe i thotë shyqyr që filloi të mendonte në këtë drejtim.

Mediat greke kanë zbuluar foto te sajat duke treguar edhe se si ajo po përpiqej që të ndihmonte bosin shqiptar, i cili akuzohet se urdhëroi edhe vrasjen e Arbër Bakos me thika dy muaj më parë në Koridalo.

Pjesë nga biseda ndërmjet tyre

Avokatja: Mirëmëngjes vogëlushi im.

Lekocaj: Mirëmëngjes.

Avokatja: Nga zëri më dukesh shumë mirë.

Lekocaj: Shyqyr.

Avokatja: Të dua shumë dhe nuk dua të të humbas.

Lekocaj: Të të pyes diçka?

Avokatja: Po.

Lekocaj: Tek ajo dhoma ku shkojmë dhe rrimë… Nga prapa çfarë ka?

Avokatja: Dashuria ime, më në fund. Më në fund fillove të arsyetosh, falë Zotit. Prapa kurrizit tuaj është muri, për të dalë nga gjykata e kam fjalën. Kurse në krah jo, në krah janë disa dhoma dhe pastaj është dalja, drejt dhe pastaj majtas.

Lekocaj: Tek ajo dhoma e vogël…

Avokatja: Ngjitur, më afër janë edhe disa dhoma të vogla.

Gjithashtu hetuesit kanë prova të forta se shqiptarët në bashkëpunim me grekët kanë vrarë Zafiropulos dhe më pas banda ka organizuar arratisjen e Leonard dhe Elvis Pepës nga burgu.

Ndërkohë sipas mediave greke, Klodian Lekocaj konsiderohet si "Cosa Nostra" i burgjeve. Ai ka pasur një ndikim mjaft të madh në mafian greke, me bandën e tij kriminale në Athinë, Selanik dhe Kretë.

Edhe pse tashmë ndodhet brenda hekurave, ai arrin ta organizojë bandën nga qelia. Lekocaj është i akuzuar gjithashtu për vrasjen e dy shqiptarëve në burgjet greke, Albert Bakos dhe Bardhyl Tushës.

Mediat greke kanë shkruar gjithashtu se Lekocaj ishte mik me Bakon dhe akuzoheshin se në vitin 2014 kanë plagosur një avokat jashtë shtëpisë. Për këtë arsye, mbetet mister pse Lekocaj ka urdhëruar vrasjen e Bakos.
Shtuar më 05/04/2019, ora 17:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori