Kjo ishte dita e fundit që patë Bled Kokën në News 24
Pëlqej
Gazetari i njohur Bledian Koka ka dhënë sot edicionin e tij të fundit ë fundit qendror për televizionin "News 24".

Mësohet se ai ka dhënë dorëheqjen nga kanali disa ditë më parë, ndërkohë që po bëhet gati për një ekran të ri.

Albeu.com mësoi se televizioni i ri do të quhet "Fax News" dhe do të jetë në pronësi të Kasem Hysenbelliut, ish-drejtorit të News 24.
Televizioni do të jetë i formatit informativ dhe Koka do të moderojë emisionin qendror të lajmeve.

Albeu.com mësoi gjithashtu se gazetari i njohur do të jetë drejtor informacioni, ndërkohë që pritet të ketë edhe një emision politik të drejtuar prej tij.

Albeu.com mësoi se televizioni i ri do të marrë frekuencat e "Planet TV", ish televizioni i Universitetit "Kristal" do të fillojë të transmetojë nga shtatori me logon e tij. /albeu.com/


Shtuar më 12/08/2017, ora 21:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori