Kjo është Xhisiela, vajza jetime që (padashje) po trondit pushtetin arrogant të Edi Ramës (FOTO LAJM)

Xhisiela Maloku është vajza, e cila me dhimbjen e saj, ndoshta pa e çuar kurrë ndërmend, ka tronditur tashmë pushtetin arrogant të Edi Ramës, i cili deri në momentin e fundit mori në mbrojtje dhunuesit e saj.

Ajo pritet të flasë sonte në emisionin "Open", ndërsa Top Channel ka publikuar imazhe të saj, të shkëputura nga intervista.

Në fotot e mësipërme është pikërisht vajza që ndoshta nuk deshi që të bëhej kaq e njohur, por dhuna e ushtruar mbi të dhe tentativa e maxhorancës për të fshehur një krim të tmerrshëm bëri që emri i saj të jetë ndër më të lakuarit ditët e fundit.

Sot, në orën 17:30 në Tiranë zhvillohet një protestë kundër arrogancës së qeverisë dhe mbrojtjes që ajo i jep krimit sa herë ndodh që kriminelët janë brenda gardhit të "Rilindjes". /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori