"Kjo është vila e Edi Ramës në New York"
Pëlqej
Ish- kryeministri Sali Berisha publikon një foto që sipas tij është vila në ndërtim e kreut të ekzekutivit Edi Rama në SHBA.

Sipas mesazhit të mbërritur në adresë të Berishës, vila ndodhet në zonën e State Island në New York.

Ish- kryeministri ka një thirrje për FBI-në amerikanë të hetojë në lidhje me vërtetësinë e këtij denoncimi

“Rezidenca e re e Kallam Deshtaku ne State Island New York!

Shikoni foton dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Me këtë rast i bëj thirrje FBI të hetojë me përparësi këtë denoncim të qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.

Mesazhi i publikuar nga ish- kryeministri

Përshendetje doktor,

Ajo që shikoni në foto, është shtëpia që po ndërton kryeministri Edi Rama në Staten Island, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është një qytetar që jeton aty pranë, në atë zonë, i cili mbështet këtë ide, duke dërguar përveç fotos edhe të dhëna të tjera.

Shtëpia po ndërtohet e re dhe është pranë shtëpisë si Selim Rusit, një emër i njohur në Shqipëri por edhe si person që ka njohje të afërt me Ramen. Selim Rusi është një bisnesmen i njohur edhe në qarqet amerikane, por edhe shumë miqësor me kryeministrin shqiptar, demonstruar kjo nga foto të shumta që gjenden lehtë edhe në rrjete sociale.
Shtuar më 23/10/2018, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori