Kjo është videoja e ditës: Klerikët shqiptarë duartrokiten nga francezët (VIDEO)
UPDATE - Përfaqësues të komuniteteve fetare në Shqipëri kanë marrë pjesë në marshimin kundër terrorit të organizuar në Paris.

Ka qenë emocionues momenti kur kanë parakaluar përfaqësuesit fetar shqiptar të cilët kanë marshuar krah për krah me njëri tjetrin ndërsa janë përshëndetuar me duartrokitje nga qytetarët francez.

Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, Baba Mondi i komunitetit Bektashi, përfaqësues i Kishës katolike dhe ai i asaj ortodokse, të katërt përkrah njëri-tjetrit janë bërë dëshmi të bashkëjetëses të komuniteteve të ndryshme fetare në vendin tonë.

Shihni videon e mësipërme. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 19:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori