Kjo është shuma e parave që u grabitën nga banka në Tepelenë
Një person i maskuar dhe i armatosur ka arritur të grabisë një bankë në Tepelenë.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, ku autori i veshur me rroba ushtarake nën kërcënimin e armës tip Kallashnikov arriti të grabis një shumë prej 500 mijë lekë të reja.

Bredna pak minutave autori ka marrë parat dhe është larguar me një automjet që e priste jashtë.

Mësohet se punonjësit e bankës kanë mbetur të tronditur dhe nuk kanë dhënë asnjë sinjal alarmi për të lajmëruar policinë në kohë.

Blutë e Tepelenës kanë ngritur postoblloqe përgjatë gjithë akseve Tepelenë – Kakavijë dhe Tepelenë – Tiranë si dhe në drejtim të fshatit Salari nga mendohet se mund të jetë drejtuar grabitësi. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2019, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori