Qëlloi me armë zjarri ndaj fëmijëve në Shkodër, sekuestrohet pistoleta e 49-vjeçarit

Policia e Shkodrës ka sekuestruar në cilësin e provës, armën tip pistoletë me të cilën Agrin Mahmuti qëlloi drejt disa fëmijëve pranë gjimnazit “28 nëntori” në Shkodër.

Mbi 49-vjeçarin tanimë rendojnë akuzat e “Vrasjes së mbetur në tentativë”, “Mbajtja e armëve pa leje dhe municion luftarak” si edhe “Prishja e qetësisë publike”.

Kujtojmë që autori qëlloi në drejtim të fëmijëve pasi këta të fundit ishin konfliktuar me djalin e tij një ditë më parë, por për fat të mirë nuk pati të lënduar.

Ditën e sotme Mahmuti është vetëdorëzuar në polici./albeu.com