Kjo është shitësja që u godit nga 45-vjeçari në dyqan
Një tentativë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan.

Grabitësi është identifikuar si Alert Caroshi, 45 vjeç dhe dyshohet se ka goditur me çekiç, 20 vjeçaren Anxhela Panxhi

Autori ka shkuar për të blerë në dyqan dhe kur vajza e ka pyetur se çfarë dëshiron të blejë 45-vjeçari ai e ka qëlluar më çekiç në kokë

Aty pranë ka qenë babai i vajzës i cili është konfrontuar me autorin.

Kanë ndërhyrë fqinjët të cilët e kanë dërguar në spital.

Dëshmitarët thane se pasi kanë parë autorin që po largohej një grup çunash nga lokali përball e kanë neutralizuar dhe kanë mbajtur deri sa ka ardhur policia.

Dyshohet se 54 vjeçari është i sëmurë mendor, por pavarësisht problemeve me shëndetin mendor punonte si mësues në Njësinë Administrative Paper.
Shtuar më 18/09/2019, ora 22:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori