Një sëmundje e cila i rrezikon shumë jetën qytetarëve dhe nuk duhet neglizhuar, është
diabeti.
Instituti i Shëndetit Publik tërheq vëmendjen dhe thotë se parashikohet që
diabeti të bëhet shkaku i 7-të i vdekjeve në botë deri në vitin 2030.
"Vdekjet totale të shkaktuara nga
diabeti janë parashikuar të rriten me më shumë se 50% në 10 vitet e ardhshme", shkruan ISHP.
🔵 Rreth 425 milionë njerёz nё mbarё botёn kanё
diabet
Kjo epidemi globale e
diabetit qё po zhvillohet, do tё ndiqet mё pas nga njё rritje e shpejtё e mbipeshёs, pёrfshirё obezitetin dhe inaktivitetin fizik.
🔵 Parashikohet qё
diabeti tё bёhet shkaku i 7-të i vdekjeve në botë deri në vitin 2030
Vdekjet totale tё shkaktuara nga
diabeti janë parashikuar të rriten me më shumë se 50% në 10 vitet e ardhshme.
• Numri i njerëzve me
diabet pritet të rritet në 522 milion deri në 2030
• 3 në 4 persona me
diabet jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta
🔵 Janё 2 tipe tё
diabetit
Diabeti Tip 1 i cili karakterizohet nga mungesa e prodhimit të insulinës, dhe
diabeti Tip 2 i cili shkaktohet nga përdorimi joefektiv i insulinës nga trupi.
• Mbi 1 milion fëmijë dhe adoleshentë vuajnë nga
diabeti tip 1.
🔵 Tipi i 3-tё i
diabetit ёshtё
diabeti gestacional.
Ky tip karakterizohet nga hiperglicemia, apo rritja e sheqerit në gjak, me vlera mbi normalen por mё tё ulëta se vlerat diagnostikuese tё
diabetit, dhe ndodh gjatё shtatzënisё. Femrat me
diabet gestational kanё një rritje të rrezikut pёr komplikacione gjatë shtatzënisë dhe në lindje. Gjithashtu, ato kanë rrezik mё tё lartё pёr tё zhvilluar
diabet Tip 2 në të ardhmen.
• Në shtatzëni 1 në 6 lindje preket nga niveli i lartë i glukozës në gjak (hiperglicemia)
🔵
Diabeti Tip 2 ёshtё mё i shpeshtё se
diabeti Tip 1.
Në mbarë botën 90% e njerëzve që vuajnë nga
diabeti kanë diabetin Tip 2. Nëse më parë fëmijët me
diabet Tip 2 kanë qenë të rrallë, tani kemi një rritje të këtij tipi të
diabetit te fëmijët në mbarë botën, dhe në disa vende përbëjnë gati 1/2 e rasteve të reja të diagnostikuar me
diabet te fëmijët dhe adoleshentët.
🔵 Sёmundjet kardiovaskulare janё përgjegjëse për 50%-80% të vdekjeve te njerëzit me
diabet.
Diabeti është bërë një nga shkaqet kryesore të sëmundshmërisё dhe vdekjeve të parakohshme në shumicën e vendeve, kryesisht nëpërmjet rritjes së rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare (SKV).
🔵
Diabeti ёshtё shkaku kryesor i verbёrisё, amputimit tё gjymtyrёve dhe insuficiencёs renale. Mungesa e ndёrgjegjёsimit rreth
diabetit, kombinuar me aksesin e pamjaftueshёm tё shёrbimeve shëndetësore dhe barnave esenciale, mund të çojë në komplikacione të tilla si verbëri dhe amputim të gjymtyrëve.
🔵
Diabeti tip 2 mund të parandalohet
30 minuta aktivitet fizik i moderuar për 5 ditë në javë dhe një dietë e shëndetshme mund të ulë ndjeshëm rrezikun për të zhvilluar
diabet të tipit 2.
Diabeti tip 1 nuk mund të parandalohet.
Shtuar më 14/11/2020,
ora 19:12