Shkoi në samitin e BE, Vjosa Osmani fton Presidenten e KE në “Sunny Hill”: Hajde bashkë me Macronin (VIDEO)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidenten e Komisionin Evropian, Ursula von der Leyen, kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel si dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron në kuadër të samitit të BE-së.

Teksa po përshëndeteshin, Von von der Leyen e pyet Osmanin për këngëtaren shqiptare, Dua Lipa. Presidentja kosovare e fton në festivalin “Sunny Hill” që do të mbahet në Kosovë, bashkë me Michel si dhe presidentin francez.