Kjo është përmbajtja e mocionit të mosbesimit që ka përgatitur LDK-ja ndaj Qeverisë Kurti (FOTO LAJM)
Lidhja
Demokratike e
Kosovës ka paralajmëruar ngritjen e
mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti, pjesë e së cilës është edhe vet, pas shkarkimit të ish-ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu.
LDK sot ka filluar konsultimin edhe me partitë e tjera për mbështetjene këtij mocioni për rrëzimin e qeverisë.
Lidhjes
Demokratike i ka dhënë mbështetje Aleanca për Ardhmërinë e
Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Nisma për Kosovën.
Aktualisht nuk dihet nëse do t’i jep mbështetje edhe Partia
Demokratike e
Kosovës.
Kundër këtij mocioni nga LDK-ja janë kryeparlamentarja Vjosa Osmani, dhe deputetët Haxhi Avdyli, Valentina Bunjaku.
Kundër është shprehur edhe ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku.
Shtuar më 19/03/2020,
ora 18:22