Kjo është Mirela, policja që të palos me gjoba
Prej disa javësh Policia e Shtetit ka prezantuar në rrjetet sociale punonjësit e saj.

Sot, policia na njeh me Mirelën e cila është eferktive e Patrullës së Rendit në Tiranë.

"Nuk është qëllimi ynë të vendosim gjoba, por nuk mund të “mbyllim” sytë për shoferët që i parkojnë makinat duke u bërë pengesë për të tjerët, apo aty ku tabela e ndalon"- shkruan Policia e Shtetit.

Njoftimi i plotë

Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!

Jam Mirela, efektive e Patrullës së Rendit në Komisariatin nr.1, në kryeqytet.

Nuk është qëllimi ynë të vendosim gjoba, por nuk mund të “mbyllim” sytë për shoferët që i parkojnë makinat duke u bërë pengesë për të tjerët, apo aty ku tabela e ndalon.

Na njofto dhe ti, për një mjet të parkuar gabim apo çdo shkelje tjetër përmes aplikacionit 'Komisariati Dixhital' apo në numrin falas 112! /albeu.com/

Shtuar më 30/08/2018, ora 09:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori