Kjo është mikpritja që iu bë Alvin Berishës nga fqinjët: Mirë se erdhe kampion!

Mëngjesin e së premtes Alvin Berisha mbërriti në aeroportin e Fiumicino të Romës ku e priste babai dhe 2 motrat.


Pas kryerjes së procedurave ai është nisur në shtëpinë e tij në qytezën e Barzago në provincën e Lecco në veri të Italisë.

hyrje të saj ishte varur prej mëngjesit një banderolë ku shkruhej “Mirë se u ktheve kampion”, citon lapsi.al. Alvin ka mbërritur aty pasdite vonë. Ai jetoi larg familjes për 5 vite duke përjetuar dramën e luftës në Siri.


Aty e çoi nëna e tij e frymëzuar nga ISIS në dhjetor të 2014-ës me qëllim që ta strëviste si luftëtar.

hyrje të shtëpisë kishin dalë shumë njerëz që e kanë duartrokitur kthimin e 11-vjeçarit në shtëpi. Të afërm, miq dhe komshinj kanë dalë ta prisnin Alvinin i cili buzëqeshte gjatë gjithë kohës.

Gati për një jetë të re në krah të familjes dhe babait këmbëngulës që ia arriti ta sjellë në shtëpi.
Shtuar më 08/11/2019, ora 22:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori