Kjo është makina e djegur, flet kreu i socialistëve (FOTO LAJM)

Një makinë tip Ford është përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen“5 Maj”, ndërsa sipas burimeve nga automjetit i është vënë zjarri, teksa ishte i parkuar në oborrin e banesës.

Burime bëjnë me dije se makina i përket kryetarit të PS-së Elbasan, Xhevahir Budani. Ai aktualisht mban edhe postin e drejtorit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për Qarqet e Elbasanit, Korçës dhe Beratit.

I kontaktuar nga Fax Neës Budani bën me dije se ngjarja e ka kapur në befasi. Ai pretendon se nuk ka konflikte që mund të kishin çuar deri në këtë pikë, por nuk përjashton mundësinë se ka ndodhur për shkak të detyrës.

Faktin që djegija e mjetit është kryer vetëm pak kohe pasi ai dhe familja e tij ishin kthyer pas festimeve të datëlindjes së tij të 48 e ben edhe më të çuditshme dhe dyshuese. Ai pretendon se është synuar ti përcohet një mesazh, por pa e ditur specifikisht çfarë.

Xhevahir Budani njihet në Elbasan si një njeri i qetë dhe aspak problematik. Rreth 1 vit më parë iu besua kryesia e PS dhe më pas e kryesimit të Operatorit të Shërbimeve te Kujdesit Shëndetësor për Qarqet Elbasan, Korçë dhe Berat

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare nga policia e Elbasanit.

Ja njoftimi paraprak i Policisë:

Gjatë natës në lagjen ” 5 Maji” në Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit Xh.B., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

Nga hetime paraprake dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, idetifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shtuar më 06/05/2019, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori