Kjo është lista e barnave që do të jepen falas për të infektuarit me koronavirus
Pas miratimit të buxhetit për vitin 2021, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka publikuar listën e barnave që përdoren nga qytetarët për trajtimin e Covid-19, të cilat do të rimbursohet nga shteti.

Kjo paktë ka një kohëzgjatje maksimale jo më shumë se një muaj.

Në listë përfshihen këto barna:

Azithromycina 250 mg
Acd Acetylsalicylic 100 mg
Rivaroxaban 15 mg
Dexamethasone 0.5 mg
Ibuprofen 400 mg

Sipas udhëzuesit, kostoja nuk do të jetë më shumë se 1650 lekë, ndërsa për skemën e moderuar të trajtimit do të jetë 10.900 lekë. Në udhëzues thuhet se pacientët e konfirmuar si pozitiv me Sars Covid-2 do të klasifikohen në kategorinë dedikuar për këtë qëllim në Sistemin e Kartës së Shëndetit. Mandej do të jetë mjeku i familjes që do të përcaktojë një skemë e mjekimit që duhet të trajtohet pacienti me Covid-19 në varësi të gjendjes dhe sëmundjeve bashkëshoqëruese.
Shtuar më 26/11/2020, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori