Xhama të thyer e mure të dëmtuara, dalin pamjet nga biznesi i Noizyt që iu vu tritol (VIDEO)

Orët e para të mëngjesit të sotëm, biznesit të Noizyt në Durrës, i është vënë tritol nga persona ende të paidentifikuar. Nga pamjet e siguruara nga Albeu.com shihen ambientet e shkatërruara nga tritoli.

“Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka  shpërthyer një sasi lënde eksplozive.Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tritoli i është vënë dy ditë pas sherrit që ndodhi para ambienteve të lokalit. Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio Serbiano” u përfshi në një sherr me Noizy-n. Ai kishte shkuar te lokali i këngëtarit ku më pas situata u agravua dhe përfundoi në një përplasje të ashpër me grushte.

Pas ngjarjes, Noizy ka dëshmuar dhe ka thënë se personi i vetëm me të cilin ka konflikte është Cllevio./albeu.com