Kjo është familja spanjolle që u dhunua dje nga pronari i "Panorma" në Porto Palermo (FOTO LAJM)

Vizitorët spanjollë që u dhunuan dje nga Mihal Kokëdhima në restorantin "Panorma" në Porto Palermo të Himarës gëzojnë shëndet të mirë.

Ata shprehen se besojnë se Shqipërinë nuk e përfaqëson një person si Mihal Kokëdhima me abuzimet që bën me restorantin e tij duke theksuar se do të vinin sërish në Shqipëri pavarësisht eksperiencës së keqe.

Do doja të thosha që ne jemi të gjithë mirë familjarisht. Kisha nderin që pata një interes shumë të madh nga ana e autoriteteve tuaja dhe doja të thoja se një person i vetëm nuk e bën një vend. Këtë vit ne vendosëm t’ju vizitojmë dhe t’ju njohim më mirë.

Pavarësisht kësaj eksperience që nuk do donim ta kalonim, ne jemi shumë të lumtur që erdhëm.

Ashtu siç u thashë autoriteteve tuaja, ne do të kthehemi sërish, duam ta njohim më tepër vendin tuaj. Kemi njohur shumë njerëz të mirë këtu.

Shoferi dhe guida vendosën jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar tonën, kështu që ajo që mund të them është vetëm “faleminderit”, u shpreh kryefamiljari në prani edhe të ministrit Klosi.

Familja nga Spanja u sulmua nga Mihal Kokëdhima në restorantin "Panorma" në Porto Palermo pasi kishin dashur të largoheshin për shkak të shërbimit të keq.

Mihal Kokëdhima u arrestua sot nga policia. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2019, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori