Kjo është drejtoresha që ngriti skemën gjigante të mashtrimit në Fondin "BESA" (FOTO LAJM)

Gjykata e Tiranës la sot në burg katër nga gjashtë të arrestuarit për skemën e mashtrimit me kreditë në Fondin "BESA".

burg u lanë Albana Imami, Blertina Kanani, Mihal Hanxhari dhe Orkida Driza, ndërsa në arrest shtëpie, Matilda Domi dhe Esmeralda Vaso.

Sipas prokurorisë, Albana Imami, në bashkëpunim me sekserë dhe oficerë kredie, jepnin kredi fiktive, shumat e të cilave i përvetësonin vetë.

Në përfundim, prokurori Kolë Hysenaj, kërkoi vlerësimin të ligjshëm të arrestimit dhe lënien në burgAlbana Imami, Blertina Kanani, Matilda Domi, Mihal Hanxhari dhe Orkida Driza, ndërsa për Esmeralda Vaso, arrest shtëpie për shkak se është nënë e një fëmije të vogël.

Gjatë seancës, drejtoresha e filialit, Albana Imami pranoi dhënien e këtyre kredive, por tha se nuk ka qenë e vetëdijshme dhe ka qenë në delir.

Diskutime pati mes saj dhe oficerëve të kredisë, të cilët në seancë pranuan firmosjen e një numri të kredive, por që këtë e kishin bërë me kërkesë të drejtoreshës Imami.

Ndërkohë, një prej të arrestuarave, Orkida Driza, që sipas prokurorisë akuzohet si seksere, tha se është përdorur dhe për kredi aty ka cuar edhe fëmijët e saj.

“Jam e gatshme të bashkëpunojë, më kanë përdorur, unë kam cuar edhe fëmijët e mi aty”, tha ajo.
Shtuar më 22/08/2019, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori