Shembja e banesave nga projekti i Unazës, Balluku: Mos i hidhni benzinë zjarrit, edhe të palegalizuarit do akomodohen

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka garantuar banorët që preken nga projekti i Unazës në zonën e Paskuqanit, që po protestojnë prej javësh, se askush nuk do të ngelet pa strehim, as ata që kanë banesa të palegalizuara.

Pjesë nga fjala e Ballukut:

E para, fjala devijim nuk e kuptova nga doli. Sepse pyetja u bë  edhe duke dhënë projektin e unazës dhe devijimin. Që kur e bëni pyetjen, e parashtroni në mënyrë jo të drejtë, që i krijon atyre banorëve që me të drejtë janë të shqetusuar, sepse flitet për shtëpitë e tyre. Kështu që mos e ndërtoni fjalinë gabim për t’i hedhur benzinë zjarrit. Nuk ka një devijim. Ky është një projekt i vitit 86 dhe ka qenë një draft projekt. Shikoj dhe opozitën që fillon e përdor, jo është ndryshuar projekti disa herë, jo është çuar aty ku sduhet. Të gjitha banorët e Paskuqanit trajtohen të gjithë njësoj nga Qeveria.

Pyetjet e banorëve mbi pragramin, do të marrin përgjigje nesër. Kjo Qeveri ka ndërtuar qindra banesa pas tërmetit, kështuqë nuk do ndodhë që të ngel dikush në rrugë, qoftë ata që janë të legalizuar, qofta ata që janë të palegalizuar.  Nuk bëhet fjalë për 100 banesa, por për 654 banesa, te cilat do të trajtohen sipas ligjit ata që janë të legalizuar dhe ata që janë të palegalizuara ne sot po punojmë për një instrument që do të akomodojë të gjithë të prekurit”, tha Balluku ndër të tjera. /albeu.com

 


Shtuar 9.02.2022 13:00