Reshjet e shiut në Shqipëri, lumi Buna del nga shtrati, mbi 400 hektarë tokë të përmbytura në Shkodër

Reshjet e denduar të shiut që kanë pushtuar vendin tonë ditët e fundit kanë shkatuar përpbytjet krysisht në ver të vedit dhe vështirësi në disa akse rrugore për shktat të rrëshqitjes së dheut.

Për sa i përket situatës aktuale në Shkodër, autoritetet bëjnë me dije se lumi Buna ka dalë nga shtrati që prej mëgjesit të sotëm duke përmbytur kështu disa zona siç është Obilika dhe Muriqani.

Sipërfaqja e përmbytur në këto fshatra është rritur duke shkuar në 400 HA.

Mësohet se Niveli i lumit Drin nuk ka pasur ndryshime që prej mesditës së sotme. Ndërsa për sa i përket Liqenit ka pësuar një rritje të nivelit me 7 cm.

Grupet e EC të kësaj bashkie janë ne monitorim te vazhdueshëm te situatës.

Njoftim:

Pershendetje!
Situata ne Bashkinë Shkodër, ne orën 16.00 te datës 18.01.2023 paraqitet si me poshtë: Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.20 m nuk ka ndryshim me me oren 12.00 te dates 18.01.2023 ( kuota max 7.50 m)

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 7.62 m me nje rritje prej 7 cm me oren 12.00 te dates 18.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Ka dalje te lumit Buna ne Muriqan dhe Oblike, siperfaqja e permbytur eshte 400 Ha, ka rritje me 125 Ha nga ora 12.00 e dates 18.01.2023
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.

Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates./Albeu.com.