Zgjedhjet vendore, Berisha jep afat për primaret

Kreu i PD-së Sali Berisha, në një takim këtë diel është ndalur në zgjedhjet vendore. Berisha u shpreh se primaret shpreson që të paktë në bashkitë e mëdha të bëhen gjatë muajit tetor.

“Përpjekje të mëdha do bëhen që të mbyllen gjatë muajit tetor. Të paktën kjo për bashkitë e mëdha dhe pastaj do shkohet te të tjerat. Nuk ka shumë procedura burokratike. Ne mirëpresim vetë kandidimet, mirëpresim propozimet. Do jetë garë e hapur. Do bëhen listat e simpatizantëve. Kanë shumë rëndësi. Nuk bëhen nga kryesitë, as nga drejtimi qendror, por nga seksionet e PD-së. Çdo seksion do regjistrojë simpatizantin, atë që bashkëpunon gjatë fushatës. Ne duhet të bëjmë gjithçka që simpatizantët të votojnë. ua premtuam gjatë këtij viti, e sanksionuam në statut dhe duhet t’i qëndrojmë premtimit tonë. Zbatimi i saj ka rëndësi shumë të madhe, në respekt të përfaqësimit, të ligjit që zbatojmë”, tha Berisha


Shtuar 9.10.2022 10:52