Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë ku
ndërroi jetë një vajzë e re (shoferja) dhe mbeti e
plagosur rëndë shoqja e saj.
Viktima është Anxhela Çapo, 25-vjeç, e cila
ndërroi jetë në Vlorë pasi makina me të cilën udhëtonte doli nga rruga në aksin Vlorë-Fier dhe përfundoi në kanal.
Burime bëjnë me dije se automjeti është rrotulluar disa herë dhe për pasojë trupi i vajzës ka dalë nga makina disa metra larg saj.
E
plagosur nga ky aksident, ka mbetur pasagjerja Silvi Muha, 22 vjeçe.
Ajo është dërguar në spitalin e
Vlorës në gjendje të rëndë për
jetën.
Polici po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, ndërsa nga verifikimet paraprake rezulton që shkak të jetë bërë shpejtësia dhe lagështira në rrugë.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 23:54