Kishte vrarë para 14 vjetësh, arrestohet 41 vjeçari
Policia e Tiranës ka bërë të mundur gjatë mbrëmjes së kaluar kapjen në afërsi të Freskut të një personi shumë të kërkuar, i shpallur në kërkim për vrasje, në rrethin e Kavajës.

Sipas burimeve të policisë 41-vjeçari Ermir Dervishi akuzohej se më datë 01 Tetor të vitit 1998, në qytetin e Kavajës ka vrarë më armë zjarri shtetasin Gentian Durja, për motive të dobta.

Ndalimi i tij u realizua pas informacioneve të marra në rrugë operative të poseduara në ngarkim të tij, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Kavajë, e ka dënuar në vitin 2006 me 20 vjet burg për veprën penale të vrasjes me dashjes e kryer në bashkëpunim, dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Nga policia e bëhet e ditur se gjatë periudhës që ka qenë i pandaluar nga policia, dyshohet të jetë autor i disa vrasjeve me pagesë./albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori