Kishte pirë, arrestohet shoferi që aksidentoi për vdekje 10 vjeçaren në Tiranë
Alban Guri, shoferi që përplasi për vdekje një ditë më parë 10-vjeçaren A. Petali në Tiranë, është arrestuar.

Mësohet se Guri po shkonte në varreza pasi kishte përvjetorin e 6 të vdekjes së të atit.

Shoferi nga Kukësi drejtonte mjetin tip fuoristradë ndërsa udhëtonte bashkë me dy persona të tjerë. Ai u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa e mitura u aksidentua prej tij në derën e shtëpisë dhe ishte bashkë me gjyshen e saj. Pas arrestimit Gurit i është bërë testi i alkoolit ku ka rezultuar se kishte konsumuar por në nivel të ulët.

Në pyetje për ngjarjen janë marrë edhe 2 personat që e shoqëronin Gurin, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë, mungesa e fushëpamjes dhe mungesa e sinjalistikës dhe trotuarit.

Familja Petali jetonte prej vetëm pak ditësh me qera në banesën pranë të cilës ndodhi ngjarja.

Alban Guri, drejtuesi i mjetit që u përfdhi në aksidentin që i mori jetën të miturës është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4. Në dëshminë e tij ka treguar se në momentin e aksidentit, e mitura ka dalë nga dera e shtëpisë dhe i ka prerë rrugën dhe nuk ka mundur ta kontrollojë mjetin për të shmangur aksidentin.

Njoftimi i Policisë për arrestimin:

A. G., 49 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën 0.42 mg/l, ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja, shtetasen e mitur me iniciale A. P., 10 vjeçe, e cila ndërroi jetë në spital.
Shtuar më 18/01/2021, ora 12:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori