Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Pogradec

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar sot në vendin tonë. Këtë herë në aksin Korçë-Pogradec.

Mësohet se në afërsi të fshatit Lumalas, një mjet ka përplasur një këmbësor që po ecte në anë të rrugës.

I dëmtuari është transportuar në spitalin e Korçës, por por nuk ka mundur ta fitojë betejën për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit./albeu.com


Shtuar 10.03.2023 19:30