Euro 2024/ Portugalia pa mëshirë ndaj Luxemburgut, i shënon 9 gola

Portugalia triumfoi 9-0 ndaj Luxemburgut, duke mos treguar aspak mëshirë për skuadrën modeste, në takimin kualifikues të Euro 2024 të mbajtur në Estádio Algarve (Faro/Loulé). Në pjesën e parë, luzitanët realizuan katër herë, falë dopietave të Inacio dhe Ramos.

Festivali i golave vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku emrin në listën e golashënuesve e vendosi edhe Diego Jota, pasi tundi dy herë rrjetën. Horta, Fernandes dhe Joao Felix thelluan akoma më shumë rezultatin, me Portugalinë që kryeson bindshëm grupin J me 18 pikë.

Vendin e dytë në këtë grup e mban Slovakia me 13 pikë, kjo kombëtare nuk hasi probleme ndaj Liechtenstein duke fituar 3-0. Islanda mundi minimalisht 1-0 Bosnje Hercegovinën me një gol në fund duke i barazuar me pikë boshnjakët (6 Pikë).


Shtuar 11.09.2023 23:53