Rritja e çmimeve, reagon Berisha: Më shumë preken të varfërit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme mbas rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe transportit.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se bordet e vendosura nga qeveria janë si mburoje te vetes dhe okigarkeve.

Ai thotë se më të ekspozuarit përballë rritjes së çmimeve janë shtresat e varfra të cilat shpenzojnë më shumë se 50% të buxhetit të tyre në këto produkte dhe shërbime.

Sipas kryeministrit, qeveria ne vend të indeksojë dhe kompensojë rritjen e çmimeve ka vendosur bordet, apo siç i quan ai “shushunja”.

“Rritje alarmante e çmimeve te ushqimeve dhe transportit. Ne prill çmimet e ushqimeve dhe shërbimeve baze u rriten nga 10 -22 perqind ne Shqipëri!

Bordet apo shushunjet e qeverise kontribuojnë me veprimtarinë e tyre ne rritjen e çmimeve dhe perligjien e saj.

Më të ekspozuarit përballë rritjes së çmimeve janë shtresat e varfra të cilat shpenzojnë më shumë se 50% të buxhetit të tyre në këto produkte dhe sherbime.

Qeveria ne vend se indeksoje dhe kompensoje çdo qindarke per rritjen e çmimeve ka vendosur bordet si mburoje te vetes dhe okigarkeve, te cilat te blera nga oligarket vetem perligjin rritjen e papermbajtur te çmimeve”, shkruan Berisha./albeu.com