Kishte humbur rrugën, polici "hero" dërgon 6 vjeçaren te prindërit (VIDEO)
Një vajzë ë vogël, mësohet të jetë gjetur nhga një polic rrugor teksa kishte humbur rrugën ditën e sotme në kryeqytet.

Punonjësi i Policisë Rrugore e ka gjetur vajzën duke qarë vetëm në rrugë teksa kryente shërbimin në aksin rrugor Zogu i Zi-Laprakë.

Punonjësi i Policisë Rrugore e ka marrë vajzën 6-vjeçare dhe i ka ofruar ujë e ushqim dhe është përpjekur të mësojë adresën e prindërve duke njoftuar edhe Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.

Patrulla e Policisë së Komisariatit Nr. 3 ka njoftuar kolegun e rrugores se mamaja e vajzës sapo kishte bërë denoncim për humbjen e 6-vjeçares.

Vogëlushja është transportuar me makinën e policisë dhe i është bashkuar prindërve të saj, të cilët kanë falënderuar policinë për gjetjen e saj.


Shtuar më 29/08/2019, ora 14:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori