Kishte fshehur drogë dhe municione luftarake në depot e një kompanie, si u kap shqiptari
Një operacion antidrogë në Itali ka sjellë arrestimin e një shqiptari 43-vjeçar dhe një italiani 57-vjeçar.

Nga mediat fqinje mësohet se policia e Varese-s ka mundur të sekuestrojë 12 kilogramë drogë, të cilat ishin fshehur brenda depove të një ndërmarrjeje në Vergiate (VA) të specializuar për mirëmbajtje dhe riparim në sektorin aeronautik pranë aeroportit të Malpensa.

Po kështu efektivët gjetën edhe armë dhe municione luftarake.

Shtuar më 25/07/2020, ora 10:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori